fatrura-online

postal-punesimi

8 mujor arketime
8 mujor humbje
humbje vjetore

Youtube

Facebook

Power Recovery Project


I nderuar Klient,

Ju njoftojmë që keni mungesë të të dhënave të cilat janë grumbulluar gjatë procesit të realizuar të përditësimit të të dhënave të kontratës së Furnizimit të Energjisë Elektrike me “OSHEE sha”.

Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave synohet të plotësohet detyrimi ligjor dhe kontraktor, si dhe të bëhet evidentimi i saktë i të gjithë informacionit lidhur me klientin.

Qëllimi i plotësimit të formularit me të dhënat përkatëse, synon saktësimin/përditësimin e të dhënave të klientëve, në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie kontraktore e rregullt në shërbim të palëve. Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave, do të evidentohen qartë të dhënat e klientit, si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe do të shmangen pasaktësitë e këtyre të dhënave.Përditësimi i të dhënave mund të bëhet nga ana Juaj në linkun e publikuar në faqen e internetit www.oshee.al/perditesim ose duke kërkuar takim per intervistë derë më derë.

Për çdo paqartësi ose kërkese për suport mund të kontaktoni në nr e telefonit + 355686055900 / + 355686035990,

Plotësimi i të dhënave të kërkuara, përfaqëson një detyrim ligjor, referuar Ligjit Nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe kushteve të Kontratës së Furnizimit me Energji Elektrike, për klientët familjarë e jo familjarë, të miratuara me Vendimet Nr. 108 dhe Nr.109, datë 21.10.2011 të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE). Në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale, OSHEE sh.a. i ngarkuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 16.03.2016, për përditësimin e të dhënave të konsumatorëve, do të respektojë me përpikmëri Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Në rast të mospërditësimit të të dhënave të kërkuara Shoqëria “OSHEE” Sh.A, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.