Reduktohet në 23 numri i fiderave me defekt, OSHEE vijon punën për rikthimin e energjisë ne zonat rurale

oshee-newInformacioni i ores 17:00 mbi situaten e furnizimit me energji ne vend

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur problem në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.
Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive, duke reduktuar në masën 70 përqind defektet në fiderat e dëmtuar kryesisht në zonat malore.
Zonat në të cilat është rikthyer energjia janë:
Rajoni Tiranë: Babru
Rajoni Shkodër: Zues
Rajoni Burrel: Mamurras, Merdhoq, Fushe Shullaze, Arras, Blinisht, Gjorm, Gorre,si dhe Lagj 2 Lagj 2
Rajoni Durrës: Ballaj , Stacioni Trenit Golem, Gjiri I Lalez, Karpen, Shkembi I Kavajes si dhe zona e ish Kenetes.
Rajoni Elbasan: Rrajce , Tregan, Bradashesh Shirgjan
Rajoni Fier: Ngjeqar
Rajoni më i prekur nga defektet vijon të jetë Shkodra, Burreli, Durrësi, Elbasani dhe Tirana.

Zonat pa energji janë:

Rajoni Tiranë: Marikaj , si dhe pjeserisht Paskuqan , Dajt, Tufine, Zall Bastar , Pallatet Gintash dhe pjeserisht Rr Luigj Gurakuqi
Rajoni Durrës: rruga “Agoga” rruga “V. Turja” , Katund Sukth , Lagjet: Subash, Turizem, Sesere, Barabit, Atl, Gurkuqe, Telekom, Derede/Kruje; Gjepale
Rajoni Elbasan:Labinot (pjesërisht), Lunik (pjesërisht), pjeserisht Pajove , Kodovjat
Rajoni Shkodër: Arrëz Miriska, Rrapë, Iballë, Kelmend, Lufe, Qelez , pjeserisht Qytet Lezhe si dhe Buze Uji
Rajoni Kukës: Bicaj, si dhe pjesërisht, Shemri, Domaj, Krezë, Kishaj, Zone Industriale,Ram-Has,Drinas Helshan, Kishaj, Golaj; si dhe pjeserisht Lekbibaj Qytet Fierze, Tropoje, Mamez, Zahinisht, Pac si dhe pjeserisht qytet Kukes.
Rajoni Burrel: Dilkinisht , Bardhaj, Mashterkor, Shullaz, Remulle, lagj 2/Lac, Zajse Bororvjan, Fan
Nga grupet e terrenit të OSHEE-se po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.
Të gjitha linjat dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike
Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë
Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.