Z. Adrian ÇELA

Mban pozicionin e Administratorit të Shoqërisë OSHEE Sh.A, që prej muajit dhjetor 2014.
Karrierën e tij profesionale, z. Çela e ka nisur si Inxhinier në Portin Detar të Durrësit, gjatë viteve 1990- 1994, menjëherë pas diplomimit si Inxhinier Mekanik, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Më pas, ka punuar në sektorin privat, prej vitit 1994- maj 2007.

Z. Çela ka shërbyer si Nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, për periudhën maj 2007- tetor 2013, nga ku ka vazhduar të japë kontributet e tij si KryeInspektor pranë Inspektoriatit Qendror Teknik (IQT), deri në muajin dhjetor 2014.
Në vlerësimin e sipërmarrësve më të mirë të vitit “Bleta e Artë 2015”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me mbështetjen e Biznes Albania dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, z. Çela ka marrë çmimin “Administratori i Vitit”, në funksionin e kreut të OSHEE Sh.A.
Z. Çela zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.