Aksioni i OSHEE në rajonet Durrës-Shkodër për vjedhjen e energjisë, procedohen 5 subjekte private

OSHEE vijon kontrollet për zbatimin e ligjit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ku në fokus nuk janë vetëm debitorët, por edhe abonentët që dyshohen për vjedhje të energjisë.
Nga kontrollet e fundit, janë zbuluar 5 raste të vjedhjes në mënyrë flagrantë të energjisë elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj.
Referuar kontratave, abonentet janë:
Arian F.
Kudret G.
Martin H.
Sherife B.
Sanije H.

Dy prej tyre janë shpallur në kërkim në çastin e konstatimit të vedhjes së energjisë elektrike, në prani të oficerëve të Policisë së Shtetit dhe të Hetimit.
Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matësit, furnizimi me energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE, si dhe rilidhje të paligjshme të energjisë për ndërprerje si debitore.
Rastet me dokumentacionin përkatës i janë përcjellë organeve kompetente.