Avari në linjën 35 kv TEC 1 dhe TEC 2 Babicë– TEC Vlorë, pa energji disa zona në Vlorë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një defekti në nstacionin TEC Vlorë, do të mungojë energjia për 60 minuta në disa zona të qytetit të Vlorës dhe rrethinat që furnizohen nga linjat 35 kv TEC 1 dhe TEC 2 Babicë– TEC Vlorë.
Zonat pa energji do tw jenë: Lagjia Pavarësia, Uji i Ftohtë, 10 Korriku, 2 stacione pompimi, 15 Tetori, zona pranë spitalit të vjetwr , Spitali Rajonal Vlorë, Hajro Cakwrri, Topana, Partizani, Karabash, Isa Boletini, 29 Nëntori, Prefektura, Kinoteatri , Gjykatë e Rrethit Vlorë, qendra Studentore, Ambulanca Qendrore, Prokuroria, Kanina, Radhimë, Orikum, Tragjas, Fushw Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Shwn Thanasi, Jonufër, Baza Pashaliman.