Avari në n.stacionin Lanabregas, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një avarie në Hidrocentralin Lanabregas, nga ora 12.40-15.40 do të ketë mungesë energjie në linjën 35 kv HEC-Lanabregas-Pallati i Kongreseve.
Gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji këto zona:
Sauk, Pallati Brigadave, Rr. Bektash Berberi, Rr. Astrit Kola, Rr Selim Brohja, Vila 4, Fshati SOS, Shkolla e Policisë.