Avaritë nga moti i keq, riparohen 50 përqind e fiderave me defekt, OSHEE angazhon 1800 punonjës në terren

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje problematikën e shfaqur në rrjetin elektrik gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së sotme në disa zona të vendit, si pasojë e motit të keq me ngrica e reshje bore.

Sipas planit të masave të hartuar për menaxhimin e situatës, në terren janë angazhuar rreth 1800 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE të cilët vijojnë të punojnë në kushte mjaft të vështira, për shkak të uljes së ndjeshme te temperaturave dhe reshjeve intensive të borës që vijojnë të bien në zonat malore.

Falë punës së tyre, bazuar në informacionin e orës 13:00 të dispecerisë qendrore në OSHEE përcjellë nga 11 rajonet e vendit, është përgjysmuar numri i fiderave me defekt, në masën 50%, referuar të dhënave të mëngjesit duke rikthyer energjinë tek abonentëve që mbetën pa energji gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme.

Në mesditë, është riparuar defekti në linjën 110 kV Kalimash-Kukës, i cili la pa energji prej mbrëmjes së djeshme qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. Aktualisht po punohet për vënien në punë të fidërave 10 kV.

Theksojmë se të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë.

Pas një pune intensive të brigadave të avarive të OSHEE, është rikthyer energjia në rajonin e Korçës në zonat: Hudenisht/Pogradec, Libonik/Korcë dhe Mollas/Ersekë

Në rajonin Shkodër: Mide , Qaf Mali , Gjegjan, /Puke; Zona pranë Ujësjellësit Lezhe, Zejmen, Tale, Rrethina /Lezhë
Në rajonin Burrel: Fan , Sllove, Bocevë, Zall Strickan, Dragu, Perlat, Bruc, Cerenec, Zall Dardhë si dhe pjesërisht zona e Shullaz.

Në rajonin Durrës: Karpen, Kanaparaj

Në rajonin Kukës: Bujan, Rragam

Aktualisht rajoni më i prekur nga defektet është Shkodra, Burreli, Durrësi dhe rajoni i Tiranës për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erëra të forta

OSHEE garanton të gjithë konsumatorët se do të vijojë të punojë pa ndërprerje për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
15875235_1182669915187823_4873537266316276557_o