Burrel dhe Shkodër, 3 abonentë përfundojnë në Polici për vjedhje

image1 (3)

Grupet e Task Forces se OSHEE në Shkodër dhe Burrel, në bashkë punim me policinë, nga kontrollet e ushtruara gjatë natës, kanë zbuluar 3 abonentë, të cilët furnizoheshin me energji permes rilidhjes se paligjshme.

Konkretisht, nga OSHEE u procedua në Polici, Mark D. nga Mirdita, për lidhje te paligjshme të energjisë.
Nga OSHEE Shkodër nga kontrollet e Task Forcës, u zbuluan abonentët Ermir R. dhe Luigj Q., për rilidhje të energjisë.

Ndërkohë, OSHEE ka nisur një fushatë sensibilizuese me abonentët e rregullt të të pagesës së energjisë, për të denoncuar korrupsionin dhe vjedhjen e energjisë elektrike përmes disa kanaleve të komunikimit, siç është:

– Numri i telefonit
04 22 74 141
Shërbimi 07.00 – 23.00 Hënë-Diel

– Posta Elektronike
ankesajuaj@oshee.al
kujdesi_abonentit@oshee.al