Defekt në linjën e OST, 110 kV Ulzë- Shutri-Kurbnesh, pa energji disa fshatra në Mat e Kurbnesh

Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST ka njoftuar se prej mëngjesit të ditës së sotme, rreth orës 09:40, ka pësuar avari linja 110 kV Ulzë- Shutri-Kurbnesh.
Si pasojë kanë mbetur pa energji nënstacionet Shutri e Kurbnesh që menaxhohen nga kompania OSHEE.
Sipas grupeve tona në terren mësohet se shkak i defekteve në këto 2 nënstacione është moti i keq, ku raportohen këputje përcjellësash në linjën në zonën e quajtur Kodër- Laç.
Pa energji kanë mbetur disa fshatra në Mat: Lekgegaj, Ndreaj, Hasanaj, Dodebibaj, Bruç, Prell, Laç,Rremull, Urakë, Derjan, Rukaj.
Si dhe disa fshatra në Burrel: Bardhaj, Perlikaj, Lufaj, Lëkunde, Macukull, Shelli, Urxallë, Dukagjin, Shtjefën, Barbullej, Gjoçaj,
Fshat Kurbnesh, Kumbull, Zajs, Hec Kumbull, Merdhoq, Dierë