Defekti në transformatorin e ARMO në Ballsh, OSHEE nis rikonstruksionin e linjës 35kV Ciflig- Pobrat

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE sh.a, prej datës 15 gusht është njohur me problemin e avarisë në transformatorin e fuqisë 110/35/6kV të Ballshit në pronësi të subjektit IRTC.

Ky defekt i rëndë la pa energji
• Pikën shpërndarëse të qytetit të Ballshit nga e cila furnizohen gjithë përdoruesit e OSHEE për qytetin e Ballshit
• Nstacionin e POCEMIT 35/6 privat dhe që është pronë e ARMOS ( IRTC ) nga e cila furnizohen me energji elektrike pompat e ujit të pijshëm të qytetit –Kontraktorë të OSHEE
Pompat e ujit të Uzinës, pronë e ARMOS
Konsumatorëve të fshatrave përrreth dhe ato të ALBPETROL të cilët janë kontraktore të OSHEE

Nga ana e saj, OSHEE sqaron se:
Menjëherë pas konstatimit të avarisë në transformator, pronë e “IRTC privat” në pronësi të ARMO-S, mori masat masat tekniko-organizative për të mbuluar gjithë kërkesën për furnizim me energji elektrike të konsumatorëve te saj që furnizoheshin ne skemë normale nga ky transformator i subjektit privat i cili në origjinë është trashëgimi industriale e ish-Kombinatit të Përpunimit .

Kështu, fillimisht u vendos shpërndarja e ngarkesës në linjën 35kV L30-9 e cila ka kapacitet të limituar transmetimi si dhe në linjat 6/10kV të N/stacioneve transformuese 35/6 kV – Patos, Matkë etj, për të ndihmuar indirekt në mosngarkimin e linjës L 30-9.
OSHEE po monitoron dhe kontrollon ngarkesën e linjës L 30-9 dhe në rastet kritike ka vendosur orare kufizimi për të mos dëmtuar linjën mbi kapacitetin e lejuar të saj.
Gjithashtu, OSHEE mori masa të menjëhershme për furnizimin me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së vecantë
• Duke i dhënë prioritet Pompave të Ujësjellësit, spitaleve e ambulancave të qytetit dhe zonave përreth, si dhe zonës së Naftës dhe Albpetrolit
• Duke përdorur sistemin e menaxhimit me rotacion të linjave ne rastet kur kerkesa për konsum energji rritet mbi atë të lejuarin.

Një tjetër masë e rëndësishme që ndërmori OSHEE, për të përballuar fluksin e ngarkesës së konsumit që mbulohej nga transformatori privat, është rikonstruksioni i linjës 35 kV Ciflig- Pobrat, për të përballuar situatat e ndryshme që krijohen me rritjen e kërkesës për konsum energjie për periudhën në vijueshmëri.

Ky rikonstruksion do ti vijë në ndihmë rishpërndarjes së flukseve të konsumit të energjisë për bizneset që furnizohen në linjën 35 kV në këtë zonë, duke eliminuar plotësisht kufizimet e energjisë që mund të shkaktohen nga mbingarkesa në rrjet apo dëmtimet që mund të ndodhin në linjat e tjera nga ndryshimet klimatike të motit gjatë kësaj periudhe.

Kompania OSHEE sqaron se për zbatimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm për furnizimin cilësor me energji të zonës së Ballshit e fshatrave përreth, ka angazhuar në terren brigadat e punonjësve të saj të cilët po punojnë intensivisht për përfundimin e rikonstruksionit të linjës 35 kV Ciflig- Pobrat brenda muajit gusht.
Së fundi, theksojmë se aktualisht në qytetin e Ballshit dhe zonat përreth nuk ka kufizime të energjisë elektrike.