Dëmtim rrjeti nga privati/ OSHEE rikthen energjinë në Orikum dhe Himarë

bb

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të mungesës së energjisë elektrike, të shkaktuara nga palë të treta.

Konkretisht, dje në orën 16:45 u dëmtua fideri nr 2 në Nst Himara 1, si rezultat i këputjes së përcjellësit në pjesën e një degëzimi të një subjekti privat (në fshatin Iljaz), edhe si shkak i kohës së keqe me shtrëngata shiu.
Pa energji mbeti një pjesë e Vunoit deri në Potam.

Ndërkohë sot, rreth orës 10:00, u dëmtua rrjeti TM i fiderit nr. 3, Nst Rradhimë, nga një firmë private ndërtimi, duke lënë pa energji elektrike qytetin e Orikumit.

Tjetër rast u regjistrua po sot, në Tiranë, ku mësohet se është dëmtuar fideri nr. 28, Nst Kashar, nga ana e Ujësjellësit, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës së Kamzës.

Falë gatishmërisë në terren, grupet operative të OSHEE-së morën masa të menjëhershme, duke bërë të mundur rikthimin brenda kohës së shkurtër të energjisë elektrike.