Dhuratat për festat, OSHEE pranë familjeve të ngujuara në Shkodër

Gjatë tre viteve fundit në fokusin e përgjegjesive sociale të kompanisë OSHEE ka qenë kategoria e familjeve të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, kryesisht fëmijët dhe gratë e këtyre familjeve, duke ndihmuar me mjete mësimore, veshmbathje, dhurata, për fëmijët e moshës 5-12 vjeç.
E shoqëruar nga deputeti socialist I qarkut Shkodër Ditmir Bushati, në emër të kompanisë, drejtoresha e kabinetit në kompaninë OSHEE, Albana Ferraj, ka marrë pjesë në aktivitetin festiv me fëmijët në nevojë dhe familjet e ngujuara në Shkodër.
Drejtoresha e kabinetit në kompaninë OSHEE, Albana Ferraj, u shpreh se OSHEE ka ndërmarrë disa nisma për këto familje, ku ndër kryesoret ka qenë punësimi i grave kryefamiljare në Shkodër, duke mundesuar disi rritjen e te ardhurave ekonomike (5 raste), furnizmi pa ndërprerje me energji elektrike familjeve, në kushtet e pamundësisë për pagesen e faturave, duke shpresuar ne te ardhmen një zgjidhje me klauzolë ligjore.
Sipas saj, gjatë vitit 2018, me mbështetjen e OSHEE, mësuesja e fëmijëve të ngujuar Liljana Luani promovoi studimin e saj “Mbi Fëmijët dhe Familjet e prekura nga fenomeni i Gjakmarrjes”, nga i cili dolën të dhëna mbi nevojat që ata kanë, çfarë duhet të bëjmë më tepër, kush është zgjidhja, etj,
Drejtoresha e kabinetit në OSHEE u shpreh se OSHEE do të vazhdojë mbështetjen sociale ndaj kësaj kategorie për periudhën 2018-2019.
“Projekti i ardhshëm konsiston në ngritjen e Qendrës funksionale dhe kompletimi i saj ne qytetin e Shkodres, në shërbim të fëmijëve në nevoje, duke u ofruar ndihmë në mësime, kurse te ndryshme dhe psikologë, pagesën e mësuesve, koordinatorëve dhe psikologët”, u shpreh drejtoresha Ferraj.
Përgjegjësia sociale e OSHEE është e shtrirë dhe në fusha të tjera, duke patur gjithnjë në fokus fëmijët:
Në 4 vite, kemi mbështetur financiarisht shtëpitë e pritjes së fëmijëve në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Sarandë, Fier, etj, duke u siguruar pajisje bazë (elktroshtëpiake, veshmbathje, etj) për një shërbim më të mirë ndaj fëmijëve të braktisur.
OSHEE do të vijojë të mbështesë grupet në nevojë dhe sektorët sociale jo vetëm si strategji e përgjegjësisë së koorporatës, por sepse energjia jonë prek çdo familje, individ, ambjent, pjesë e shoqërisë shqiptare duke lehtësuar dhe zbutur çdo problem të mundshëm.