Dita botërore e gruas, OSHEE i bashkohet apelit të shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave në punë

clsrd
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, i është bashkuar apelit të shoqërisë civile, në ditën botërore të gruas, për respektimin e të drejtave në punë dhe barazi sociale.
Në shenjë solidariteti me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave në punë, kompania OSHEE ka vendosur që fatura e energjisë elektrike e muajit Mars të shoqërohet me mesazhin: “Punë e denjë, jetë e denjë”, Mbro të drejtat e grave dhe gjithë punonjësve në tregun e punës!
Raporto shkeljet në 08001818″