Dy mjete përplasen me shtyllat elektrike të segmentit Radhimë-Orikum, lënë pa energji zonën

Dy raste të papërgjegjshmërisë së drejtuesve të automjeteve kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonën e Radhimës dh Orikumit, ditën e djeshme.
Incidenti i parë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit ku një makinë goditi shtyllën e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 3, duke lene pa energji elektrike një pjesë të Orikumit.
Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qenë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes së tij (punonjësit e OSHEE nuk kanë gjetur njeri në makinë).
OSHEE Vlorë mori masat për riparimin e dëmit.
Po dje, rreth orës 16:10, fideri 3 Radhimë doli jashtë pune për shkak të përplasjes së një mjeti me shtyllën e tensionit të mesëm në segmentin e linjës Radhimë – Orikum.
Me dy rastet e djeshme, shkon në 3 numri i incidente të ndodhura në zonën e Radhimës në një hark kohor brenda pak ditësh.