Fier, paditen 4 abonentë për vjedhje të energjisë, njëri shpallet në kërkim

Drejtoria Rajonale e OSHEE Fier, përmes strukturës së verifikim matjes dhe ekipeve të posaçme task-forcë zbuluan dhe proceduan në polici 4 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.
Skema e përdorur është ndërhyrja në matës (foto) dhe rilidhja e paligjshme.
Abonentët janë S.D, A.P dhe A.Z, ndërsa i 4-ti mundi të largohej duke përfituar nga errësira.
Për të katërt abonentët rëndon akuza në bazë të kodit penal, neni 137, sipas të cilit:
Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.
Dosja me procedimet po shqyrtohet nga organet kompetente të hetimit, nga ku vendoset mbi masën e dënimit.
0c78860b-391b-49df-9ba7-9788647953bd