Goditja e linjave të OST, Administratori i OSHEE Adrian Çela inspektim në terren të situatës

Gjatë 24 orëve të fundit dhe në vijim, OSHEE është vendosur plotësisht në gatishmëri, me 1800 punonjës në të gjithë vendin.
Për të parë nga afër situatën dhe udhëzuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela zhvilloi një inspektim në dispecerinë rajonale të Drejtorise OSHEE Tirane.

Masat e marra bënë të mundur një organizim dhe reagim të shpejtë për menaxhimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

Është për tu theksuar fakti i normalizimit të rrjetit në zonën e Nst Traktora brenda 40 minutash, pas ndërprerjes që ndodhi nga dëmtimi i linjës 110 kV të OST.

Për ngjarjen e kësaj të fundit, OST ka kryer denoncim në polici në komisariatin nr. 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me mjete zjarri (dyshohet armë zjarri pasi është gjetur gëzhojë).

Aktualisht që flasim, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale!

thumbnail (7)

thumbnail (6)