Hetimi/Faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjesit të OSHEE dhe pronarit në Lezhë (emrat)

Ekipet e verifikim-matjes ne terren (Task Forcë) të Drejtorise Rajonale OSHEE Shkoder kane “goditur” dje gjate pasdites nje grup te strukturuar organizatoresh ndërmjet punonjesve te OSHEE Lezhe dhe subjekteve, me pasoja te renda te vepres penale: vjedhje e energjise elektrike duke manipuluar matesin.

Hetimi zbuloi se lexuesi Gëzim M. ne bashkepunim me punonjes te tjere (nen hetim per ndarjen e pergjegjesive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shengjin, Lezhe.
Objekti, me kontrate ne pronesi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milione leke.

Dosja me proceverbalin perkates i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte nderpre energjia elektrike.

Sakaq, po dje ka rene ne pranga Isa Ç., pasi kishte nderhyre ne mates, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar nje debi rreth 6 milione leke, dhe ndaj tij u more masa e procedimit penal, bazuar mbi te dhenat e testimit, provat dhe procesverbalet e grupit te verfikimit te OSHEE.

OSHEE eshte e detyruar te perserise faktin se askush nuk procedohet ne polici se eshte debitor ndaj faturave, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin

Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.
Hoteli1