Informacion mbi mënyrën e pagesës

Pagesa ne kohe e fatures se energjise elektrike eshte nje detyrim ligjor. Ne baze te kontrates se nenshkruar me kompanine Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., afati i fundit i pageses eshte dita e fundit e muajit pasardhes. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit te percaktuar, shoqerohet me nje kamate- vonese, nderprerje te energjise elektrike apo edhe procedim penal. Per t’iu ardhur ne ndihme klienteve tane, me poshte jane te renditura disa nga pyetjet e bera me shpesh ne lidhje me pagesat e fatures. Gjithashtu, me poshte ju do te gjeni te shpjeguara, me detaje, elementet e fatures se energjise elektrike.

Ku mund ta paguaj faturen time mujore?

Te paguash faturen e energjise elektrike tani eshte me e lehte. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. ka ngritur disa pika ne te gjithe Shqiperine, ku ju mund te shlyeni detyrimet tuaja. Me poshte vijojne  qendrat ku ju mund te paguani faturen mujore si edhe oraret e tyre zyrtare:

Arkat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.

o E Hene – E Shtune 08:00-20:00

Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit

o E Hene-E Shtune 08:00-20:00

Sportelet e Postes Shqiptare

o Qytetet kryesore: E Hene – Shtune 07:30-19:00
o E Diele 08:00-16:00
o Ne zonat rurale: E Hene – E Shtune 07:30-17:00

Bankat e nivelit te dyte

o E Hene – E Shtune 09:00-15:00

Gjithashtu, ku mund te perdorni sherbimin e bankave duke perdorur pagesa me Direct Debit ose e-payment.

A mund ta kryej pagesen megjithese nuk e disponoj faturen mujore?

Nese e paguani faturen mujore te Arkat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., qendrat e Kujdesit ndaj Klientit apo tek Banka Raiffeisen, Banka Kombetare Tregtare (BKT) dhe tek Posta Shqiptare (ne deget e postes, jo arkat) prania e fatures mujore nuk eshte e nevojshme per kryerjen e pageses. Nese pagesa kryhet ne nje tjeter banke te nivelit te dyte, prania e fatures eshte e nevojshme. Shume shpejt, procesi i pageses neper keto pika do te jete gjithashtu i automatizuar dhe prania e fatures nuk do te jete me e nevojshme. Nese deshironi te keni nje kopje te fatures suaj mujore, ju mund ta printoni ate tek qendra e Kujdesit ndaj Klientit ose mund te gjeneroni faturen tuaj nepermjet sherbimit (e-shperndarje).

A mund ta paguaj faturen e energjise elektrike nepermjet e-banking?

Pagesa e faturave, duke perdorur e-banking, mund te behet ne te gjitha bankat qe ofrojne kete sherbim. Ne momentin e kryerjes se transaksionit, kushtojini vemendje te veçante informacioneve te meposhtme:

o Emri dhe mbiemri i personit me te cilin eshte lidhur kontrata.
o Numri kontrates ose kodi i abonentit
o Agjencine (rajonin) te cilit kjo kontrate i perket (si p.sh Agjencia: Kavaje). Informacioni mbi agjencine gjendet ne fature, lart majtas.
o Specifikoni numrin e fatures ose muajin e fatures per te cilen po kryeni pagesen.

Ju duhet te jeni te kujdesshem, per te vendosur saktesisht te dhenat e mesiperme, sa here qe kryeni nje pagese nepermjet e-banking te bankes me te cilen ju veproni. Informacionet e listuara me siper duhet te perfshihen ne pershkrimin e transak -sionit te kryer me e-banking, per te siguruar perputhjen e fatures perkatese me pagesen per kete fature.

Çfare ndodh nese fatura mujore nuk paguhet ne kohe?

Ju keni 30 dite kohe nga dita e leshimit, per te paguar faturen e energjise elektrike. Nese afati skadon dhe ju nuk e shlyeni faturen, ne baze te kontrates se furnizimit me energji elektrike, kompania do te te llogarise kamatevonese (0.1% te fatures  totale per çdo dite vonese). Ju lutemi, vini re se per fatura qe datojne qe nga vitet e meparshme, kamatevonesa eshte 0.5% per çdo dite vonese para 31 dhjetorit 2011 + 0.1% per çdo dite vonese ne 2012). Nese pagesa nuk kryhet edhe pas disa njoftimeve te Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. procedon me nderprerje te furnizimit me energji elektrike te klientit.

Vini re se debia perfshin energjine e konsumuar si edhe  kamatevonesat e mbledhura per çdo dite vonese! Dyshoj se debia e reflektuar ne fature nuk perkon me pagesat e kryera nga une. Ku mund ta vertetoj nese ka apo jo ndonje gabim ne fature?
Nese ju i keni paguar detyrimet financiare qe keni ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., por pagesa nuk pasqyrohet ne sistem, ju mund te:

Telefononi ne numrin: 04 227 4141
Apo dergoni email ne adresen: ankesajuaj@oshee.al

Nje personel i dedikuar do te trajtoje saktesimin e balances suaj. Gjithashtu, ju mund te paraqiteni te qendrat e Kujdesit ndaj Klientit, ku te depozitoni dokumentet qe mbeshtesin deklaraten tuaj.
Si dokumente prove sherbejne kopja e mandat – arketimit, qe merret ne momentin e kryerjes se pageses dhe vulat ne librezen e energjise elektrike. Nese e paguani faturen prane Postes Shqiptare apo njeres nga bankat e nivelit te dyte, beni kujdesi qe te jepni informacion te sakte (nr. i kontrates, emri i klientit, etj.) ne menyre qe procedimi te jete i sakte. Gjithashtu, mos u largoni pa marre me vete nje kopje te mandatit te  arketimit. Me shume informacion mbi kete çeshtje ju mund ta gjeni tek broshura informative e Kujdesit ndaj Klientit.

Vini re!

Mos harroni te merrni mandatin e arketimit dhe faturen tatimore, si prove per pagesen e kryer. Ato kane te njejten vlere si vula ne librezen e energjise. Ruajini ato, ne rast se nuk keni marre vulen ne libreze. Libreza e energjise vuloset vetem tek Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat.
Borxhi (debia) konsiderohet i paguar kur likujdohen te gjitha faturat e konsumit te energjise dhe kamatevonesat e perllogaritura.