Investime dhe remonte ne Tirane, zonat dhe oret pa energji

Në kuadër të investimit për “Montimi celave te automatizuara” (kabina me telekomandë) dhe vendosjes se rrjetit të ri 20 kV, sot datë do të punohet në:

– kabinën “Sami frasheri 2” dhe për këtë arsye, do të stakohet energjia nga ora 9.00 deri në 14 .00. Zona pa energji: pjesërisht rruga “Sami Frashëri”
– kabinën “Xibraku”, nga ora 09.00 deri në 11.00, dhe zonat që mbeten pa energji gjatë këtij intervali janë: Bar Restorant “Xibraku”, zona përreth deri te një pjesë e “Rrugë së Elbasanit”.

Gjithashtu në kuadër të planit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë në furnizim, do të kryhet remont në:

– fiderin e Rinasit dhe zonat që mbeten pa energji janë fshati Rinas dhe rethinat, Gjec Fushe dhe Nikel.
– fiderin 146 të N/St Valias dhe zonat që mbeten pa energji janë: Laknas dhe nje pjesë e zonës së Domjes, nga ora 9:30 deri ne 13:00