Investimet për rrjetin e ri, punime në disa kabina në Tiranë

Në vijim të investimeve për ndërtimin e rrjetit 20 kv në kryeqytet, sot do të kryhen punime të planifikuara në disa kabina.
Për këtë arsye, do të stakohet energjia në dy fidera të nstacionit Rajonal, 244 dhe 247 që dalin nga nstacioni Dinamo.
Fideri 244 do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00
Pa energji gjatë kësaj kohe do të jenë: zona pranë shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave në Rr. “Don Bosko”.
Fideri 247 do të stakohet gjatë intervalit kohor 12:00-15:00
Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit ,Zona te “2000 Apartamentet”, Rr. “Vangjel Noti” zona pranë ish-Kombinatit “Josif Pashko”