Investimi i OSHEE në nst Fushë Krujë, Balluku dhe Çela inspektojnë punimet në terren

featured kruja

Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku dhe Administratori i kompanisë OSHEE Adrian Çela inspektuan këtë fundjavë punimet në nënstacionin e Fushë Krujës.
Ky është një investim që po kryhet me fondet e kompanisë OSHEE ku përfitues do të jenë rreth 40 mijë banorë.
Gjatë inspektimit në terren, administratori i OSHEE z. Adrian Çela e njohu nga afër ministren Balluku me projekin e investimit në nënstacionin e Fushë Krujë.
Çela tha se ky projekt parashikon ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave 20 kV, ndërtimin e 120 kabinave, vendosjen e 2500 shtyllave dhe shtrimin e 130 km rrjet kabllor abc.
Sipas kreut të OSHEE, investimi do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike.