Investimi në rrjetin 20 kv në fiderat e nstacionit “Uzina Dinamo”, 29 janar-2 shkurt, kufizime energjie në disa zona

Për shkak të punimeve në kuadër të investimit për ndërtimin e fiderave të rinj 20 kv, në nstacionin “Uzina Dinamo”, nga data 29 janar deri në datën 2 shkurt do të stakohet energjia elektrike për masë sigurie në disa fidera të këtij nstacioni.
Në datën 29 janar, do të stakohet energjia në fiderin 247, nga ora 10:00-12:00.
Pa energji gjatë kësaj periudhe do të jenë: zona e 2000 Apartamentet, rruga “Vangjel Noti”, pjesërisht.
Në datën 30 janar, stakim për masë sigurie i fiderit 241, mungesë energjie nga ora 10:00-12:00 në zonën pranë ish Uzinës Dinamo, rruga “Jordan Misja”.
Në datën 31 janar, stakim i energjisë elektrike në fiderin 244 të nstacionit Dinamo
Mungesë energjie nga ora 10:00-12:00 në zonën pranë ish Uzinës Partizani

Në datën 1 shkurt, stakim të energjisë për masë sigurie në 2 fiderat 244 dhe 247
Pa energji nga ora 10:00-11:00 në zonën pranë ish Uzinës “Partizani”, zona e “2000 Apartamentet”, rruga “Vangjel Noti” pjesërisht.
Në datën 2 shkurt, stakim i energjisë elektrike në fiderin 241, nstacioni Dinamo.
Mungesë energjie nga ora 10:00-11:00 në zonën pranë ish Uzinës “Dinamo”, rruga “Jordan Misja”, pjesërisht.