Kavajë, procedohen 11 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike

Drejtoria Rajonale OSHEE Durrës prej disa ditësh prej disa ditësh ka ushtruar kontrolle intensive në qytetin e Kavajës, bazuar mbi planin e masave kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Nën praninë e policisë gjyqësore, u bë e mundur evidentimi i rasteve të furnizimit me energji elektrike jashtë matësit të 11 abonentëve, të cilët u proceduan penalisht me akuzën e vjedhjes së energjisë duke shmangur matësin.

Më herët, nga kontrollet e mëparshme nga Drejtoria Rajonale OSHEE Durrës, gjatë fundit të vitit 2017, grupet e verifikimit evidentuan 40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat janë në hetim nga organet kompetente.

OSHEE u bën thirrje abonentëve debitorë, të mos zgjedhin rrugën e gabuar dhe ndëshkuese të vjedhjes së energjisë, por, në pamundësi pagesash t’i drejtohen kompanisë për tu njohur me skemat lehtësuese të shlyerjes së faturave me këste.