Kërkesë për ndryshim të të dhënave të kontratës, Ndryshim emri, Përdorues Kontrate, Etj

1.*   Formulari i Qendrës së Kujdesit ndaj Klientit, i plotësuar, në të gjitha rastet. Formulari plotësohet on-line.

2.    Mjet identifikimi; Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës biometrike të ankuesit dhe kopje të ekstraktit të rregjistrimit të QKR kur ankuesi është person juridik.

Në rastet kur kërkuesi është individ dhe nuk paraqitet personalisht duhet të paraqesë autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës, shoqëruar me Kopje Kartes ID të mbajtësit
Në rastet kur kërkuesi është person juridik përfaqësimi i aplikuesit bëhet kundrejt autorizimit dhe ekstraktin e QKR- së të personit juridik dhe kartën ID të Administratorit

3.    Kopje e faturës së energjisë ose të librezës.

4.    Kontroll i debisë (të theksohet në formular shlyerja e debisë principal+kamatë/ ose AKM).

5.  Kopje e dokumentit të pronësisë (kontratë shitblerje, vërtetim hipotekor/certifikatë pronësie, dokumenta legalizimi, etj)

6.    Dokumenta shtesë që mbështesin deklaratën e ankimuesit.

7.    Konfirmim për pagesën e tarifës së shërbimit (nëse ofrohet me pagesë).

8.    Dokument shtesë nëse është i nevojshem