Kryeministri Rama nderon me medaljen e Mirënjohjes elektricistin e rënë në krye të detyrës Sabri Vlinga

cela
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në ambientet e kryeministrisë, familjarët e elektricistit Sabri Vlinga, i rënë në krye të detyrës në fillim të muajit dhjetor, gjatë përpjekjes për të elimininuar avarinë e shkaktuar në rrjetin elektrik nga reshjet e shiut.
Me motivacionin “Specialist i dalluar”, kryeministri Edi Rama ka nderuar figurën e punonjësit të OSHEE I cili humbi jetën duke punuar në shërbim të komunitetit.
Në ceremoni ishte i pranishëm dhe administratori i kompanisë OSHEE, z.Adrian Cela.
Me urdhër të administratorit të OSHEE, kompania ka marrë përsipër mbështetjen financiare të familjes dhe shkollimin e vajzës së të ndjerit deri në diplomimin e saj.