Lalëz, përfundon nënstacioni i ri 110/20kV, nis investimi për rrjetin TM

Kryeministri Edi Rama dhe Administratori i kompanisë OSHEE kanë inspektuar përfundimin e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/20kV, që sapo ka përfunduar në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit.
Në fjalën e tij, administratori i OSHEE, z.Adrian Çela, tha se ky investim është i pari që prej vitit 1967.
“Kjo zonë furnizohet aktualisht nga nënstacioni Sallmone.
Prej vitit 1967, këtu s’ka pasur asnjë investim. Ne kemi nisur investimin me nënstacionin, më pas do të jetë OST që do të investojë me linjën 110 kV.
Ky investim mendohet të zgjidhë problemin e furnizimit me energji elektrike për 30 vitet e ardhshme në këtë zonë”, u shpreh administratori Çela.
Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se zona e Lalëzit është me prespektivë zhvillimi turistik ku nevoja për furnizim cilësor me energji është e madhe.
“Ndërtimi sidomos i hoteleve të reja në këtë zonë e bën domosdoshmëri furnizimin normal me energji”, tha Rama.
Investimi për mdëtimin e N/Stacionit të ri të Gjirit të Lalzit 110/20kV kap vlerën 458 Milionë Lekë.
Me n/Stacionin Gjiri i Lalzit do të furnizohen zonat si: Plazhi i Gjiri i Lalzit, zona e Manzës, Ishëm, e deri te Kepi i Rodonit.
Pas ndërtimit të NST, OSHEE ka nisur fazën II të investimit, duke lidhur kontratën për ndërtimin 3 fiderave të parë (nga 8 gjithsej) të rrjetit shpërndarës 20 KV, me kabina dhe rrjet të ri ABC, për mbulimin e gjithë zonës bregdetare të Gjirit të Lalzit (prioritet).
Punimet nisin në muajin Prill dhe përfundojnë në Shtator, ku vetëm për zonën e plazhit ndërtimi i 14 kabinave, ku përfitues janë 10 mijë banorë/vizitorë
sss
Totali i investimit për rrjetin 20kV, rreth 1 Miliard Lekë dhe prek zonat si Plazhi i Gjiri i Lalzit, Manzë, Ishëm, Kepi i Rodonit, etj, pra njësitë administrative dhe fshatrat e tjerë përreth.
Në këtë plan është parashikuar ndërtimi i:
• 69.6 km rrjet TM 20kV
• 256 km rrjet TU me përcjellës ABC
• 155 copë ndërtimi i kabinave elektrike
Në Rajonin Durrës, OSHEE ka mundur të investojë në 4 vitet e fundit, rreth 5.6 Miliardë Lekë, duke fuqizuar NST, ndërtim linja 35 kV, rrjet TM dhe TU me kabllo ABC. Në planet afatmesme, deri në 2021, OSHEE ka programuar të investojë në Qarkun Durrës rreth 3 Miliardë Lekë.