Ministri Gjiknuri inspekton investimet në rrjetin elektrik dhe ujësjellësa në Gjirokastër

33186056_1728029323985210_1239516235796840448_oOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka investuar në gjithë Qarkun për ndërtim rrjeti shumën prej 1.1. miliard lekësh në vitet e fundit.
Ministri Gjiknuri pa nga afër investimin e kryer për fuqizimin e nënstacionit të ri të Gjirokastrës dhe ndërtimin e fiderave me rrjet 20 kV, 25 kabinave të reja dhe shtrimin e kabllove ABC. Në Përmet dhe Tepelenë gjithashtu ka patur ndëhyrje të rëndësishme në rrjetin elektrik.
“Këtu jemi dëshmitarë të vazhdimit të një investimi shumë të rëndësishëm në nënstacionin e Gjirokastrës. Investimet në sektorin elektroenergjetik po vazhdojnë dhe ky është një shembull konkret që janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e rrjetit. Nga informacionet e fundit që kam edhe nga administratorët e OSHEE, humbjet në Gjirokastër janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultatet i mirëmenaxhimit por edhe investimeve të kryera të cilat kanë bërë që të administrohet më mirë energjia e hedhur në rrjet”, nënvizoi Gjiknuri.