Mirëmbajtja e rrjetit, punime të OSHEE në disa fidera të nst Mezez

Në kuadër të grafikut të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 14-17 maj do të kryhen remonte në disa fidera të nstacionit Mëzez.
Në datën 14 maj, ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji zona Kashar pjesërisht, Yrshek, Fushë-Mëzez, ish-Rruga Ura, Zona e Bregut të Lumit, Laknas, ish zona e fushës “Misto Mame”, Zona pranë KMY (pjesërisht), lagjia “3 Heronjtë”, Privat (Algrec).
Në datën 15 Maj, ora 09:00-13:00
Pa energji do të mbeten ish zona e Bonifikimit, Paskuqan, Privat (Tulla, Interlines, Autostrada1,
Drejtoria e karburanteve, Privat (EuroDrin, Kaso, Skënderi),
Yrshek, Domje, Serat, rruga “Bab Rexha”, Unaza e Re, Yzberisht,
Rruga e Qelqit (Kombinat).

Punime në datën 17 maj, ora 09:00-13:00
Pa energji: Bërxull, Domje, Bathore, Ujësjellësi Kamëz, Qerekë, Tapizë, Pompat Tapizë, Breg Lumi, Reparti Ushtarak,
Laknas (pjesërisht), Pompat e Antibiotikut, Privat/ Alumin, Everest, Laknas, Frutikultura, Bregu Lumit , Çekreze, Kasale, Parafabrikatet Kamëz, Valias.