Moti i keq, OSHEE angazhon në terren 2000 punonjës, riparohen 70 % e defekteve

Situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet e qëndrueshme, në raport me 24 orët e fundit, me përmirësim në masën 70%.
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ardhur si pasojë e motit të keq me erëra të forta që kanë përfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës në vazhdim.

Defektet paraqiten kryesisht në zonat rurale dhe rurale të thella ku linjat janë kryesisht linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja.

Rajoni më i prekur nga defektet është ai i Shkodrës.
Siç e shikoni në foto, në Zejmen, era ka rrëzuar pemët mbi linjat tona, madje nuk ka kursyer as shtyllat, duke këputur përcjellësin, ndërsa në Koplik, Velipojë dhe Bushat, prurjet e ujit prej stuhisë me reshje te forta, kanë dëmtuar kabinat.

Në Dajç, grupet e OSHEE kanë përdorur lundër për të riparuar defektet.

Në Llogara gjithashtu, era ka rrezuar disa pemë mbi rrjetin elektrik.
Kompania OSHEE ka vendosur në gatishmeri 2000 punonjës në shërbim 24 orësh, dhe në të gjithe vendin po punohet me intesitet të lartë për riparimin e të gjitha defekteve.