Njoftim Publik – Vende Vakante, 11 Drejtoritë Rajonale

10463763_1669637866593573_4612221182247865584_o

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor Rajonal” të drejtorive rajonale, përkatësisht në:
Drejtoritë Rajonale

1. Drejtoria Rajonale Tiranë
2. Drejtoria Rajonale Durrës
3. Drejtoria Rajonale Elbasan
4. Drejtoria Rajonale Gjirokastër
5. Drejtoria Rajonale Korçë
6. Drejtoria Rajonale Shkodër
7. Drejtoria Rajonale Fier
8. Drejtoria Rajonale Berat
9. Drejtoria Rajonale Burrel
10. Njësia Kukës
11. Njësia Vlorë

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM DHE AFATI I DORËZIMIT TË APLIKIMIT

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor Rajonal”:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në shkenca: inxhinierike / ekonomike / juridike;
b. Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet;
c. Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
d. Njohje e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
e. Aftësi shumë të mira kompjuterike;
f. Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
g. Aftësi shumë të mira pune në ekip;
h. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë vitit të fundit ku ka punuar;

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
b. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1 (bashkëlidhur);
c. Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);
d. Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;

Kujdes! Mos dorëzimi dokumenteve të mësipërm është kusht skualifikues.

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

a. Ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”;
b. Bazat e menaxhimit dhe administrimit financiar;
c. Konceptet bazë të kontratës së shpërndarjes dhe furnizimit;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a. Platformën për zhvillimin e rajonit ku aplikon;
b. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin për të cilin aplikon;
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për pozicionin ku aplikon;

Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. Afati i dorëzimit të aplikimeve: 06 Nëntor 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi nga sekretaria e Komisionit të vlerësimit ad hoc.

Komisioni i vlerësimit ad hoc do të përbëhet nga:

i. Përfaqësues i OSHEE Sh.A.;
ii. Një përfaqësues nga Universiteti i Tiranës;
iii. Menaxheri i një sipërmarrjeje të suksesshme;
iv. Një përfaqësues nga Enti Rregullator i Energjisë;
v. Një përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;

Më shumë informacion mund të gjeni në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen web www.puna.gov.al, të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike www.oshee.al, si dhe në ueb të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë www.energjia.gov.al

Klikoni këtu për të shkarkuar formën e aplikimit