OSHEE: 1800 punonjës në gatishmëri, harta me kontaktet nga Veriu në Jug

OSHEE ka ngritur me kohë Shtabin Qendror të Gatishmërisë në të gjithë vendin, duke vendosur në pikat strategjikë të rrjetit të shpërndarjes 1800 punonjës, të cilët monitorojnë 24 orë situatën e furnizimit me energji elektrike të të gjithë abonentëve.

Gatishmëria është organizuar mbi planin e masave teknike, e koordinuar nga secila drejtori rajonale e OSHEE-së, në të gjithë territorin sipas rajoneve për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive, të rrjetit shpërndarës që furnizon:
• Spitalet,
• Hidrovorët,
• Objektet e rëndësisë së veçantë administrative,etj,
• Të gjithë konsumatoret, deri tek konsumatori me i fundit

Për një organizim më të mirë të punës, OSHEE fton abonentët të njoftojnë përmes numrave të kontaktit të afishuar në hartën përkatëse sipas rajoneve.

Më konkretisht, numrat janë:

Rajoni Shkodër
Shkodra, Kopliku, Pika dhe Lezha: 022 – 801 023 / 801 024 / 801 025 / 801 026 dhe 801 028

Rajoni Kukës
Has, Tropojë dhe Kukës: 024 222 555

Rajoni Burrel
Mirditë, Burrel, Bulqizë, Dibër dhe Laç: 021 723 221/2

Rajoni Durrës
Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Fushë-Krujë dhe Krujë:
052 222 097 dhe 052 235 588

Rajoni i Tiranë
Tirana 1, 2 dhe 3 (Vora, Kamza dhe fshatrat)
042 355 269 / 042 355 270 / 044 528 888 / 044 505 269 / 044 505 270

Rajoni i Elbasanit
Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas
054 243 953 / 054 257 400

Rajoni i Fierit
Fier, Ballsh, Mallakastër dhe Tepelenë
034 210 000 / 034 210 002

Rajoni i Beratit
Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Lushnjë
032 230 520 / 032 232 311

Rajoni i Korçës
Pogradec, Korçë, Bilisht dhe Kolonjë
082 245 919 / 082 248 310

Rajoni i Vlorës
Vlorë dhe Himarë 033 426 260 / 033 407 400