OSHEE, “betejë” me zjarret në Pukë

Prej disa ditësh, zona të caktuara në Pukë janë përfshirë nga zjarret duke shkaktuar dëme të ndryshme, përfshi dhe pajisje të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Flakët kanë djegur përcjellësat dhe kabinat në disa zona, duke sjellë për pasojë mungesën e energjisë elektrike.
Në të tjera zona me vatra zjarri, OSHEE ka qenë e detyruar të stakojë linjat për masë sigurie.
Raportimet nga terreni flasin për dëmtim të 3 fiderave në Lak Loshi, Tuç dhe Munellë.
Raportohet se ka dëmtime të konsiderueshme në përcjellës dhe izolator, si dhe kabllo të Tensionit të Ulët.
Sikurse shihet nga fotot dhe pamjet filmike, situata duket e rënduar.

Megjithatë, e gjithë struktura e punonjësve të Drejtorisë Rajonale Shkodër për riparimin e rrjetave elektrike është në terren për eliminimin e dëmeve të shkaktuara dhe vënien në punë të linj
featured zjarri