OSHEE: Kemi përmirësim me 75% të furnizimit, problem fshatrat e thellë të Librazhdit

OSHEE Sh.A është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.
Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje bore, duke atakuar nyjet kritike të rrjetit, kryesisht atë rural të thellë.
Përmes 1700 punonjësve në gatishmëri, arritëm në 24 orët e fundit të përmiresojmë situatën e furnizimit me 75%, duke rikthyer energjinë elektrike për 16574 abonentë në rang vendi, kryesisht rural.

Librazhdi
Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, por shqetësim për OSHEE vijojnë të mbeten fshatrat e thellë të Librazhdit.
Këto zona shtrihen në terrene të vështira, malore dhe larg qendrës. Rrugët janë të pakalueshme, magjithatë OSHEE ka dërguar elektricistët me këmbë drejt zonave si Stebleva, Qarrisht, Kostenje, etj, rrjeti elektrik i të cilava, me vjetërsi prej 60 km, është dëmtuar prej borës, me përcjellësa të këputur, traversa të thyer dhe shtylla të rënë.
Brigadat e OSHEE janë terren dhe pritet përmirësim i situatës për 250 abonentët (nga 4500 që kanë këto fshatra).