OSHEE sh.a. hap konkursin për vendin vakant Specialist Prokurimi në Njesinë e Zbatimit të Projektit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. hap konkursin për vendin vakant Specialist Prokurimi në Njesinë e Zbatimit të Projektit.

Objekti i punës së Specialistit të Prokurimit është të ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe procedurat për prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve sipas Marrëveshjes së Huasë dhe Udhezimeve të Bankës Botërore për Udhëzuesin e Prokurimeve dhe Konsulencës (të njohur si “Udhëzimet”).

Specialisti i Prokurimit do të mbajë lidhje të ngushtë dhe të koordinojë veprimet me të gjithë përfituesit e projektit në përgatitjen e dokumentacionit të prokurimit dhe do t’i raportojë Koordinatorit të Projektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

• Të sigurojë që prokurimi i mallrave, shërbimeve dhe / ose punëve të jetë në përputhje me Udhëzimet e Bankës Botërore për të gjitha komponentet dhe aktivitetet e financuara sipas projekteve, duke përdorur Dokumentet Standarte të Prokurimit (“SBDs”), të Bankës Botërore. Kjo detyrë do të përfshijë por nuk kufizohet vetëm në: Përgatitjen dhe publikimin e njoftimeve të prokurimit për cdo kategori të prokurimit;
• Përgatit Dokumentet e Tenderit, të cilat dërgohen për shqyrtim paraprak në PMU e cila nga ana e saj pastaj i dërgon ato për shqyrtim paraprak në Bankën Botërore;
• Përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hapjen e ofertave, vlerësimin dhe dhënien e kontratës;
• Bën përditësimin e Planit të Prokurimit;
• Përgatit dhe mban korrespondencën me tenderuesit / konsulentët etj;
• Bashkëpunon me grupet e interesuara të punës dhe Asistencën Teknike në përgatitjen e specifikimeve teknike dhe termave të referencës për kontratat që do të prokurohen sipas projektit në përputhje me metodat e ndryshme të prokurimit.
• Ndihmon grupet e punës dhe Komisionin e Vlerësimit, në vlerësimin e ofertave të marra, në bazë të kritereve të përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Kriteret për përzgjedhjen e vendit vakant:

1. Të ketë eksperiencë të mëparshme në prokurimet me fondet e Bankës Botërore ose Organizma të tjerë Ndërkombëtarë;
2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet;
3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë me profesion Inxhinier Elektrik përbën avantazh.

Proçedura e përgjithshme e aplikimit:

Aplikimet duhet të përmbajnë:
– Letër motivimi, e shoqëruar me një raport mbi një arritje tuajën në këtë fushë;
– CV;
– Kopje e diplomave;
– Referenca nga punëdhënësi aktual dhe një punëdhënës i mëparshëm në fushën e prokurimeve.
Aplikimet duhet të dërgohen në zarf të mbyllur duke specifikuar pozicionin.

Aplikimet duhet të dërgohen në:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.
Rr. Andon Zako Çajupi, Pall. Conad, Kati III, Tiranë

Afati

Aplikimet pranohen deri në datë 31 Janar 2017, ora 16:30.
Do të shqyrtohen vetëm ato aplikime që mbërrijnë brenda këtij afati.
Pas vlerësimit të dokumentave vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen për intervistë.