OSHEE Tiranë, 36 procedime në Polici Gjysma, ushtronin aktivitet privat-biznes

OSHEE Tiranë ka shtuar kontrollet, kryesisht gjatë natës, në bashkëpunim me grupet Task Forcë, dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit ka bërë të mundur zbulimin dhe kapjen në flagrancë të 36 abonentëve që vidhnin energjinë elektrike gjatë muajit Korrik.

Nga këto vetëm në 24 orët e fundit, janë kallëzuar në Prokuroi 6 abonentë, për vjdhje të energjisë në zonat e ndryshme të Tiranës, të cikët janë:
Shefqet G. Ibrahim G. Misir G. dhe Aqif B.
Këta abonentë furnizoheshin me energji jashtë sistemit matës.
Rifat Ç. Rilidhje e paligjshme
Gani L.
Furnizohej me energji jashtë sistemit të matjes. Abonenti nga Shkoza, banonte në një vilë dy katëshe, dhe kishte manipuluar matësin, për të paguar më pak energji nga sa konsumonte.

Materialet me prova dhe procesverbalet e të proveduarve, ku më shumë se gjysma ushtronin aktivitet privat – biznes, i kanë kaluar për hetim organeve kopetente.
IMG_4497