OSHEE Tiranë kryen 1722 kontrolle, ndjekje penale për 18 vjedhës të energjisë

DSC_0345lo
Në kuadër të formalizimit të mëtejshëm të sektorit, gjatë tre ditëve të fundit, Drejtoria Rajonale e OSHEE Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar 1722 kontrolle, ku afro 300 verifikime janë kryer te subjektet private (biznese).

Nga akt-konstatimet, në prani të policisë gjyqësore, 18 abonentë, ku gjysma ishin biznese, rezultuan se kishin shkelur ligjin, duke vjedhur energji elektrike përmes lidhjeve të dyta (jashtë sistemit matës) dhe rilidhjeve pas ndërprerjes si debitorë.

Klevis Jahaj, drejtori i Drejtorisë Rajonale Tiranë, i bën apel abonentëve se “kontrollet do të vijojnë, gjatē gjithë 24 orëve, madje duke shtuar verifikimet, sidomos mbrëmjeve, ndaj askush të mos mendojë për tolerim, por të zgjedhë rrugën e drejtë dhe ligjore të pagesës së konsumit të energjisë, dhe të konsultohen me zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për detyrimet dhe skemat lehtësuese”.