OSHEE Tiranë, tjetër investim në rrjetin 20kV të Selitës, ja zonat që përfshihen në projekt

Drejtoria Rajonale e OSHEE-së Tiranë ka nisur një tjetër investim me rëndësi per rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike në një nga zonat më të populluara të Kryeqytetit, zhvilluar vitet e fundit.

Tashmë në zonën e Selitës po ndërtohet rrjeti 20 kV (fider i ri, S2), i cili lidhet me Nst e ri të Selitës, dhe prek zonat si:
Qyteti i Nxënësve në rruget: Bedri Karapici, Pirro Goda dhe Hamdi Cullhaj. Investimi prek edhe zonën industriale të ish-Kombinatit “Misto Mame”, i cili vijon në drejtim të Kombinatit.