OSHEE-USAID, asistencë teknike për rritjen e performancës

Është firmosur sot në ambientet e kompanisë OSHEE, Marrëveshja e Bashkëpunimit me USAID me objekt: Asistencë Teknike për përmiresimin e performances dhe veprimtarise se OSHEE, në fokus Drejtoria Rajonale Shkodër, që do të ketë një shtrirje kohore 1-vjeçare.
Gradualisht, me zhvillimin e projektit, në bashkëpunim me kompanisë e njohur në fushën e konsulencës të kontraktuar nga USAID-i, “Tetra TeCH”, asistenca do të shtrihet edhe në rajonet e tjera të OSHEE.

Fushat e asistencës teknike
• Rritjen e eficencës menaxheriale të strukturave në terren
o Përmirësimi i leximit dhe faturimit
o Rritja e qëndrueshme e të ardhurave
o Krijimi i një strukture më eficiente dhe organizative
o Rritjen e përgjegjshmërisë të stafit në terren
• Përmirësim të proceseve në terren
o Përmirësim i planifikimt dhe monitorimit
o Cilësisa e të dhenave të klientëve
o Përditësimi i të dhenave
o Forcimi i funksioneve ligjore

“Marrëveshja me USAID në thelb synon forcimin menaxherial dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve për rajonin Shkodër. Ne besojmë se ky bashkëpunim do të jetë frytdhënës, bazat e të cilit, pas Shkodrës do të shtrihet edhe në rajonet e tjera”, u shpreh Administratori i OSHEE z. Adrian Çela.

Rajoni i Shkodrës, ku përfshihen Shkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha, ka potenciale për të përmirësuar më tej treguesit, dhe faktet tregojnë se:
• Në vitin 2013 niveli i humbjeve ishte 61.8%, ndërsa në 2014 kur nisi dhe reforma zbriti në 51.3%.
• Sot që flasim, në 2018-n, jemi në nivele 40%

Në kushtet kur, në rang vendi humbjet janë nën 24%, vlerësojmë se me angazhimin e ri të partnerëve në Shkodër, ky rajon do të na përmirësojë më tej treguesit.

Përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë znj.Mikaela Meredith vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin energjetik, “ku një nga treguesit e rritjes së performancës së kompanisë OSHEE, ulja e humbjeve, është rezultat i këtyre reformave, çka e kanë bërë sektorin shqiptar të energjisë më të përshtatshëm me atë evropian”.

“Për 12-15 muajt e ardhshëm, USAID do t’i japë asistencë teknike OSHEE në fusha si: leximi dhe faturimi, mbrojtjen dhe kontrollin e të ardhurave, planifikim dhe operim, si edhe strukturat e përmirësuara të menaxhimit dhe proceseve.
Këto janë benefite për qeverinë shqiptare që do të arrihen përmes nismave të menaxhimit dhe do ta vendosë OSHEE në rrugën e saj për stabilitet tregtar afatgjatë”, shtoi më tej Meredith.

“Këto zhvillime e kanë përgatitur sektorin energjetik shqiptar për një konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale si dhe për një integrim që do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji, e cila është thelbësore për një rritje ekonomike afatgjatë dhe stabilitet social”, u shpreh përfaqësuesja e USAID.