Pas Shkodrës, OSHEE aksion blic në Durrës. Kapen 13 abonentë për vjedhje energjie

prangat
Nuk ndalet Drejtoria Rajonale e OSHEE Durrës me kapjen dhe denoncimin në polici të abonentëve që shkelin ligjin duke vjedhur energjinë elektrike.

Vetëm në një ditë, janë proceduar penalisht 13 abonentë, që të gjithë nga qyteti i Durrësit, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, parashikuar në kodin penal.

Shoqërimet në Policinë e Shtetit janë bërë në prezencë të oficerit të policisë gjyqësore, bazuar mbi provat dhe procesverbalet e akt-konstatimit e abonentëve të kapur në flagrancë.

Sipas akuzës, të 13 abonentët janë kapur duke u furnizuar në mënyrë të paligjshme përmes linjave të dyta, vjedhje e hapur kjo, që dëmton jo vetëm interesat e kompanisë, por edhe barazinë ligjore me abonentët e rregullt.

Abonentët janë:
1. Besnik S.
2. Tatjana S.
3. Anife L.
4. Alban R.
5. Ndrec K.
6. Xhelal H.
7. Filip D.
8. Sokol V.
9. Astrit D.
10. Pash N.
11.Prek N. L.
12.Sherif Z.
13.Llesh Ll.

Të 13-të abonentët janë kapur brenda ditës, pas kontrollit të ushtruar nga Drejtoria Rajonale Durrës, ku 8 prej tyre furnizoheshin nga e njëjta kabinë.

OSHEE gjen rastin tu bëjë thirrje abonentëve të mos zgjedhin rrugën e gabuar, pasi askush nuk do të tolerohet, por të respektojnë ligjin.