Politikat e Privatësisë

Shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.oshee.al, Shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për akses online të faturës së energjisë elektrike si dhe në rast të ankesave, kërkesave online ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore të furnizimit me energji elektrike.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën it@oshee.al.

Shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar) .

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. , do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.