Programi i Transparences

I.HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për “Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” Sh.A. (OSHEE)

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së “OSHEE” Sh.A në kuadër të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës “OSHEE” Sh.A ndërton dhe rrit transparencën e punës së tij, nën garancinë e Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës “OSHEE-së”, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.oshee.al,  si dhe në mjediset e Qendrave Kujdesi ndaj Klientit.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e “OSHEE” Sh.A mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në Programin e Transparencës.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së “OSHEE” Sh.A janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshëm nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Informacioni që lidhet me veprimtarinë e OSHEE Sh.A publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë “OSHEE” Sh.A dhe përkatësisht: Ligji nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike (i ndryshuar);

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet në përputhje me Nenin 5 të Ligjit 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: 
- i plotë;

- i  saktë;

 - i përditësuar;

- i thjeshtë në konsultim;

- i kuptueshëm;

- i lehtësisht i aksesueshëm;

- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, “OSHEE” Sh.A vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.oshee.al dhe në mjediset e Qendrave Kujdesit ndaj Klientit, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të “OSHEE” Sh.A;
  • Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë; ato që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të “OSHEE” Sh.A, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, si dhe dokumente që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e politikave apo ushtrimin e funksioneve të “OSHEE” Sh.A, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
  • Informacion për procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standartet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të proçedurave për ti përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.

 

IV. INFORMACIONI I PUBLIKUAR SIPAS SKEMËS TË MËPOSHTME, PËRDITËSOHET SA HERË AI NDRYSHON.

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/

Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit  apo disponimin e tij.

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave përgjithësuese të autoritetit publik

Neni 7/1/a/d

 

- Organograma

- Mbi trajtimin financiar të punonjësve të "OSHEE" SH.A.

 

 Përditësohet

Në faqen zyrtare 

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Informacion për procedurat e prokurimit

Neni 7/1/ë

- Regjistri

Menjëherë pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare në të Agjencisë së Prokurimit Publik 

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Ligje;
akte nënligjore;
dokument politikash;
dokumente të tjera

Neni 7/1/b

 

Ligje

Akte nënligjore

Akte rregullatore

Raporte

Dokumente strategjikë

Të tjera

Pas botimit në fletoren zyrtare

Përditësohet

Përditësohet

Në faqen zyrtare 

OSHEE dhe të tjerë institucione (psh.ERE, MEI, Kuvendi i Shqipërisë, etj)

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, 
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim

Neni 7/1/c/g

 

Format kërkese

Mbi zgjatjen e afatit te pergjigjes

Njoftim për fillimin e procedurës

Refuzim i formes se kerkuar

Modeli i pergjigjes

Adresë postare: “OSHEE” Sh.A
Rruga “Andon Zako Cajupi”, Pallati Conad, Kati i 3, Tirane Adresë e-mail: www.oshee.al

Me miratimin e Programit të transparencës.

 

Përditësohet

Në faqen zyrtare në menunë     “E drejta për informim”

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe 
kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

 

Neni 7/1/ç

“OSHEE” Sh.A
Rruga “Andon Zako Cajupi”, Pallati Conad, Kati i 3, Tirane

Në faqen zyrtare në menutë     “E drejta për informim” , “Kontakt”

Bashkëlidhur Programit te Transparencës

Argid ALIKAJ
Koordinator për të Drejtën e Informimit
Sektori i Çështjeve Ligjore
Mob: +355 69 4141384
E-mail: argid.alikaj@oshee.al

Mekanizmat monitorues;
Raporte auditi;
Dokumentet me tregues performance;

Neni 7/1/dh

- Raporte monitorimi dhe auditimi.(KLSH)

Menjëherë pas depozitimit në “OSHEE” ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

Në faqen zyrtare të KLSH, www.klsh.org.al 

Shërbimet e autoritetit për publikun

 

Neni 7/1/f

Matrica për procedurat e Drejtorisë së Kujdesit të Klientit 

Përditësohet

 

 

Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”

Drejtoria e Kujdesit të Klientit/ DSHIA, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Drejtoria Ligjore

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014

 

 

 

Neni 7/1/i 

Regjistri i kërkesave

Me miratimin e programit të transparencës

Në faqen zyrtare në menunë 

“Programi i Transparencës”Me kufizime të identitetit të ankuesit

 

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

Vendime

Manuale

Procedura

Njoftime (vende vakante)

Formularë

 

Pas çdo krijimi të vendit vakant.

 

Në faqen zyrtare

Kabineti/ DSHIA/ Departamenti i Burimeve Njerëzore/Drejtoria Ligjore

 

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l dhe Neni 31/h të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar

 

Materiale
ndërgjegjësuese dhe evente

 

Pas miratimit nga Autoriteti

 

Në faqen zyrtare

 

 

Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

 

 V. PUBLIKIMI 

Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, OSHEE vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.oshee.al  dhe në mjediset e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”. 

 

VI. MONITORIMI 

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparences, nepermjet pasqyrimit te detajuar te tij ne faqen zyrtare www.idp.al.

 

“OSHEE” Sh.A 

Adresa: Rruga “Andon Zako Çajupi”, Pallati Conad, Kati i 3, Tiranë, Shqipëri

Orari: Hënë– E Premte 08:30 - 17:00