Punime në linjën 35kV L30-22 Bistrica2 – Saranda 1, në datën 31 janar kufizime në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në linjën 35kV L30-22 Bistrica2 – Saranda 1, në datën 31 janar do të ketë kufizime të energjisë elektrike gjatë intervalit kohor 08:00-16:00, në këto zona: Borsh, Lukovë, Berdenesh, Bateri, Bashkia Sarandë, Çukë, Metoq, Gjashtë, Shelegar,
Bashkia Finiq: Bregas, Vrion, Vromero, Coraj, Ftere, Piqeras, Sasaj, Krekëz, Shënvasi, Nivic.