Punime në linjën 35kV L30 – 8/1 Babicë – Xhuherinë, në datën 29 janar kufizime energjie në disa zona

Bazuar në planin e remonteve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 29 janar do të kryhen punime në zbarrat 35kV të N/stacionit Xhuherinë, nga ora 08:00-16:00.
Pa energji do të jenë: Babicë, Risili, Ceprat, Bunavi, Kërkovë, Bestrovë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Xhyerin, Inertem, Sherishtë, Drashovicë, Vodicë, Mavroive, Lapardha, Maxhare. Llakatund, Beshisht, Shushicë, Mekat.