Punime në linjën L30-50/1 Shkodra 2- Velipojë, ora 17:00-18:00 pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në linjën L30-50/1 Shkodra 2- Velipojë, nga ora 17:00 deri në orën 18:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona: Komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Hidrovoret Cas e Vilu