Remont i OSHEE në nënstacionin Livadhja dhe Saranda 1, 15-16 janar pa energji disa zona në Sarandë

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Livadhja në datën 15 janar, do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-12:00.
Pa energji do të mbeten disa fshatra në Sarandë: Dobër, Mancet, Shalës, Dishat,
Vervë, Çiflik, Vagalat, Shkallë, Konispol, Kodër, Dermish, Rahullë,
Aliko, Çaush, Trembul, Neohor, Jermë, Fitore, Memoraq.
Në datën 16 janar do të kryhet remont në nënstacionin Saranda 1, gjatë intervalit kohor 09:00-12:00.
Pa energji do të jenë: Metoq, Gjashtë, Shelegar, Bashkia Finiq me fshatrat: Bregas, Vrion, Vromero.