Remont në nënstacionin Kinostudio/Tiranë, 19-20 mars kufizime energjie në disa zona

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Kinostudio, në datat 19-20 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona:
19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë
20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht)