Remont në NST Bulqizë, 21 Nëntor kufizime energjie në disa zona

Njoftim për abonentët #Bulqizë

Stakim, data 21 Nëntor

Për shkak të remontit të parashikuar të OST në NST Bulqizë dhe punimeve për vendosjen e transformatorit nga ana e OSHEE-së, në datën 21 Nëntor gjatë intervalit kohor 08:30-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Bulqizë

Gjon, Peshk, Lenë, Thekna, Fabrika e pasurimit Batër, HEC-et: Martanesh, Lena 1+2, Peshk, Koka. Fabrika e pasurimit të Kromit,
qyteti i Bulqizës, Parku i Shëngjinit, Plani i Bardhë, Shëngjin, Fabrika e Pasurimit, Dragu, Fushë Bulqizë, Zerqan, Vajkalth,
l agjia Çupë dhe Sallakë, Thekna, Melsu,
Lugu i Thellë, Qarrë, Staveç