Remont në n/stacionin Uji i Ftohtë dhe në linjën 35kV L30-31/2 Uji i Ftohtë – Radhimë, 16 janar pa energji disa lagje në Vlorë

Për shkak të punimeve të planifikuara në zbarrat 6kV të nënstacionit Uji i Ftohtë, në datën 16 janar do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.
Pa energji do të mbeten disa lagje në Vlorë: “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”, “Pavarësia”.
Po në datën 16 janar do të kryhet remont në linjën 35kV L30-31/2 Uji i Ftohtë – Radhimë, në intervalin kohor 09:00-14:00.
Pa energji do të mbeten: Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Shën Thanase, Baza Pashaliman.