Remontet e planifikuara, kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 23-27 prill do të kryejë remonte në disa nstacione në kryeqytet, sipas një grafiku të parashikuar nga drejtoria e tensionit të lartë.
Në datën 23 prill, nga ora 9:00 deri në orën 13:00, do të kryhen punime në nst Tirana 1.
Gjatë këtij intervali kohe do të mungojë energjia në këto zona: Zona e fushës së Aviacionit, zona rreth Pallatit “Asllan Rusi”, rruga e Durrësit, Blloku i Ambasadave, zona rreth N/st , Privat.
Në datën 24 prill, punime në nst Tirana 1, intervali kohor 04:00-06:00
Pa energji: ish-zona e UEM, rruga “Bab Rexha”, Fabrika e Biskotave,

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Kongresi i Lushnjës”, rruga “Ndre Mjeda”,
rruga “Mine Peza”, rruga “Manastiri i Ri”, rruga “Don Bosko”, zona prane Teatrit të Operas, Ambulanca qendrore, Konviktet e Studentit, rruga e Durrësit.
Në datën 24 prill, punime në nstacionin Farkë, ora 11:00-12:00
Pa energji: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Mullet, Vishnje.