Remontet në linjën 35 kV, L30-5 Shkozet – Kavajë, nesër kufizim energjie 30 minuta në disa zona

Për shkak të punimeve në linjën 35kV L30-5 Shkozet – Kavajë, nesër në datën 1 shkurt, do të ketë kufizim të energjisë në harkun kohor 06:00-06:30.
Pa energji do të jenë këto zona në Durrës: Pallatet Manushi,
Ujësjellësi Maskuri, Mali i Robit, Pularia “Ciken Farm”, Pallatet Almak, Restoranti “Kodra e Kuajve”.